Transmetuar më 28-11-2026, 20:46

Dubai – Një spektakël ndriçimi me ngjyrat kuqezi ka mbuluar mbrëmjen e së shtunës qiellin e Dubait, teksa Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, u ndriçua me simbolet e flamurit shqiptar në nderim të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kulla madhështore prej 828 metrash u shfaq e mbuluar me ngjyrë të kuqe, ndërsa në fasadën e saj u projektua shqiponja e zezë dykrenare. Pamjet nga ky moment u ndanë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë gjest simbolik:

“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit