

Los Angeles – Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur ditën e shtunë brigjet e Kalifornisë Jugore, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh në qytetin e Los Angelesit. Lëkundjet sizmike janë ndjerë fort në disa lagje dhe zona përreth, duke bërë që qindra qytetarë të braktisin me nxitim dyqanet dhe ndërtesat e banimit për të gjetur strehë në hapësirat e hapura.
Dëme materiale janë regjistruar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit, ku vala sizmike ka shkaktuar thyerjen e xhamave dhe shembjen e disa pjesëve të tavanit të varur brenda njërit prej terminaleve.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet u regjistruan rreth orës 09:30 me orën lokale, me epiqendër pranë Manhattan Beach dhe në një thellësi prej rreth 12 kilometrash. Deri në këto momente autoritetet vendase nuk kanë raportuar për persona të lënduar, ndërsa qendrat e monitorimit kanë konfirmuar se tërmeti nuk ka krijuar rrezik për cunami.
BREAKING: A significant earthquake shakes Los Angeles, shattering windows at LAX as airport crews rush to sweep up broken glass.
The tremor struck just miles off the coast near Manhattan Beach, minutes from the busy airport during holiday travel.
Fox News correspondent Natalie… pic.twitter.com/6DQrX2YfTQ
— Fox News (@FoxNews) November 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






