Transmetuar më 28-11-2026, 18:22

Tiranë – Momente të tensionuara janë regjistruar ditën e shtunë gjatë protestës në kryeqytet, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj disa qytetarëve, duke i shoqëruar me forcë. Në pamjet e publikuara nga terreni shihet një grup efektivësh që rrethojnë disa protestues dhe më pas i tërheqin zvarrë në drejtim të furgonit të policisë.

Ndërhyrja është shoqëruar me skena tensioni, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë reaguar ndaj mënyrës së veprimit të efektivëve. Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërime të shumta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit