

Peshkopi – Reshjet e dëborës kanë zbardhur qytetin e Peshkopisë, pasi kanë nisur me intensitet të lartë dhe brenda pak minutash kanë mbuluar rrugët dhe çatitë e zonës urbane.
Në njësitë e thella malore të qarkut, trashësia e shtresës së dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Sipas të dhënave nga terreni, deri në këto momente nuk janë shfaqur problematika në qarkullim apo bllokime në akset rrugore të Bashkisë Dibër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






