

Prishtinë – Monumenti simbolik “NEWBORN” në qendër të Prishtinës ka marrë një pamje të re me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke u shndërruar në një mesazh vizual kujtese dhe homazhi. Shkronjat “NEW” janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa pjesa “BORN” me të zezë, duke rikrijuar ngjyrat kombëtare, ndërkohë që mbi strukturë është vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërhyrja e përkohshme është realizuar nga iniciativa “Liria ka Emër” në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike e kolektive. Sipas organizatorëve, ky gjest synon të pasqyrojë lidhjen e gjeneratës së pasluftës me historinë e rezistencës dhe trashëgiminë e UÇK-së, duke e shoqëruar aksionin me mesazhin:
“Një nëntor i ftohtë pa krerët e UÇK-së që ende po mbahen në Hagë. Beteja vazhdon!”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






