

Tiranë – Ndërsa protesta e shoqëruar me tensione dhe akte dhune e 28 Nëntorit në kryeqytet vijon, numri i personave të lënduar ka arritur në 19, mes të cilëve 6 efektivë policie, 4 përfaqësues të medias dhe 9 protestues.
Sipas të dhënave të përditësuara të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, 17 prej të lënduarve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës. Konkretisht, në këtë strukturë spitalore po trajtohen 5 efektivë policie, 4 punonjës të medias, njëra prej të cilave është shtetase e huaj, si dhe 8 protestues.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjendja e të 17 personave të shtruar në Spitalin e Traumës paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë, 2 persona të tjerë, 1 efektiv policie dhe 1 protestues, janë paraqitur për mjekim pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






