Transmetuar më 28-11-2026, 14:55

Policia ka nisur shoqërimet e para gjatë protestës në Tiranë. Tre protestues janë shoqëruar, pasi turma ka vijuar sulmet ndaj efektivëve me gurë, sende të forta dhe molotovë.

Ndërkohë, policia ka avancuar drejt protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa shtëllungat e gazit kanë vështirësuar edhe raportimin e gazetarëve nga terreni. Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në të dy anët e Lanës dhe në ambientet poshtë urës, për t’iu shmangur gazit.

Ndërsa disa protestues, mes tyre edhe të rinj, mbajnë në duar shkopinj dhe mbrojtëse të marra nga efektivët e policisë

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit