Transmetuar më 28-11-2026, 14:20

TIRANË- Protesta kombëtare në Tiranë vijon me përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë ku këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë ndaj protestuesve. Protestuesit ndërkohë janë drejtuar në masë drejt autobotëve me ujë të vendosur në Bulevard.

Qytetarët janë afruar drejt automjeteve të policisë, ndërsa në këto momente është vënë re tërheqja e autobotëve dhe e efektivëve nga pranë urës pranë Piramidës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit