

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues. Ministria raporton se të gjithë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është paraqitur asnjë person i lënduar deri në momentin e raportimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






