Transmetuar më 28-11-2026, 13:23

TIRANË — Vijojnë konfrontimet mes protestuesve dhe forcave të rendit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata mbetet e përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare që po mbahet në kryeqytet.

Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të autobotëve të policisë të rreshtuar përballë turmës.

Në kundërpërgjigje, efektivët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe kanë përdorur autobotët me ujë me presion, duke synuar shpërndarjen e protestuesve dhe largimin e tyre nga perimetri i bulevardit.

Përplasjet janë shtrirë përgjatë gjithë segmentit të bulevardit dhe situata paraqitet ende e tensionuar, teksa tubimi është shoqëruar me episode të vazhdueshme konfrontimi që prej fillimit të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit