

TIRANË — Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, të zhvilluar këtë 28 Nëntor në kryeqytet, pjesëmarrësit kanë shpalosur një banderolë me përmasa të mëdha që përcjell një mesazh patriotik.
“Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”, lexohet në banderolën e hapur në shesh, ku janë bashkuar banorë të Tiranës, qytetarë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora.
Gjithashtu, në të njëjtën banderolë është shkruar edhe thirrja “Rama n’burg, Berisha n’burg”, një slogan i artikuluar vazhdimisht nga qytetarët përgjatë afro gjashtë muajve të këtyre protestave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






