

TIRANË — Ka degraduar në akte dhune protesta kombëtare e nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Në disa prej episodeve të dhunës janë vënë re të përfshirë edhe persona të mitur, të cilët janë parë teksa godisnin xhamat me gurë dhe shkopinj druri, ndërsa raportohet se gjatë përplasjeve ka mbetur i lënduar edhe një protestues.
Për t’i dhënë ndihmën e parë protestuesit të plagosur ka mbërritur menjëherë në vendngjarje një autoambulancë, e cila e ka transportuar atë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajtim të specializuar mjekësor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






