

TIRANË — Situata është përshkallëzuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë shpërthyer përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit gjatë tubimit kombëtar të 28 Nëntorit.
Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë kanë hedhur hunj, gurë dhe lëndë djegëse molotov në drejtim të kordonit policor të vendosur para selisë së qeverisë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve me autobot uji dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Tensionet u regjistruan në kulmin e marshimit drejt Kryeministrisë, ndërsa një numër i konsiderueshëm protestuesish vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar përballë godinës qeveritare.
Këto përplasje pasojnë incidentet e para të shënuara gjatë lëvizjes së turmës në Bulevard, kur disa godina institucionale u goditën nga protestuesit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






