Transmetuar më 28-11-2026, 12:38

TIRANË — Data 28 Nëntor shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, Ditën e Pavarësisë, ndërsa këtë të shtunë festohet 114-vjetori i saj dhe urimit për këtë festë mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Futbollistë si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri janë bërë bashkë në një mesazh të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale, ku secili prej tyre ka përshkruar me një fjalë të vetme se çfarë përfaqëson Shqipëria për ta. Mesazhi u mbyll nga kapiteni Berat Gjimshiti me një deklaratë domethënëse.

“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 nëntorin”, u shpreh Gjimshiti.

Nga ana e saj, Federata Shqiptare e Futbollit e shoqëroi këtë iniciativë me një mesazh të posaçëm urimi kushtuar Ditës së Pavarësisë.

“Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!”, shkruhej në reagimin e FSHF-së.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit