

SHKODËR — Këtë të shtunë në Tiranë zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të rinjtë dhe qytetarët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila prej muajsh kërkon largimin e tij, në një ditë që përkon me festat e nëntorit.
Prej disa javësh, organizatorët dhe protestuesit kanë shtuar thirrjet për pjesëmarrje të gjerë, duke u bërë apel qytetarëve nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, t’i bashkohen manifestimit në kryeqytet.
Këtij apeli i janë përgjigjur shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë mbërritur në Shkodër me automjete të veshura me flamujt kombëtarë, duke krijuar një kolonë makinash që është nisur në drejtim të Tiranës për t’u bërë pjesë e tubimit.
Automjetet janë rreshtuar njëra pas tjetrës në rrugëtimin drejt kryeqytetit, të shoqëruara me simbolet kombëtare kuqezi.
Kolona e nisur nga veriu i vendit i bashkohet tubimit kombëtar në Tiranë, ndërkohë që pritet mbërritja e pjesëmarrësve edhe nga rajone të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






