Transmetuar më 28-11-2026, 10:42

TIRANË — Ka filluar grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e sotme, në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrës të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit po i bashkohen tubimit, ndërsa në shesh spikasin flamujt kuqezi dhe veshjet popullore shqiptare, duke i dhënë manifestimit një ngjyrim patriotik në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Thirrja për këtë protestë është bërë nga studentë, të rinj dhe qytetarë, të cilët kanë ftuar t’i bashkohen tubimit edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Ky manifestim pason disa muaj protestash kundër qeverisë, ku ndër kërkesat kryesore të organizatorëve renditen dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ngritja e një qeverie teknike dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit