Transmetuar më 28-11-2026, 09:23

Detaje të reja janë zbardhur nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave të rendit dhe personave në kërkim në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias, ku humbi jetën një i ri shqiptar, 38 vjeç, emri i të cilit nuk është konfirmuar ende

Rai raporton se, efektivët e policisë që morën pjesë në operacion ishin të veshur civilë dhe po vepronin në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga një prokuror i rajonit të Kampanias.

Personat në kërkim dyshohet se kishin gjetur strehim në një banesë pranë argjinaturës së lumit Adige.

Sipas informacioneve paraprake, pasi janë lokalizuar nga efektivët e veshur civilë, personat në kërkim dyshohet se kanë hapur zjarr, duke tentuar më pas të largohen. Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Në vendngjarje kanë mbërritur përforcime të Policisë së Shtetit dhe të karabinierëve.

I riu shqiptar, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Një tjetër person raportohet se është ndaluar, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të jenë larguar nga vendngjarja.

E gjithë zona është vënë nën kontroll të rreptë policor, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit