Transmetuar më 28-11-2026, 09:45

Tetë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se mjeti fluturues i tipit “Mi-17” po kthehej nga një operacion shpëtimi për një patrullë ushtarake që kishte mbetur e bllokuar në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro.

Mes viktimave raportohet se janë pesë pjesëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë të evakuuar pak më parë. I vetmi që i mbijetoi përplasjes është piloti i helikopterit, Enso Espinosa Roque, i cili u transportua drejt një spitali në Lima në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta. Ky shënon rastin e dytë fatal me pasojë vdekjen e personave, ku përfshihet një helikopter ushtarak i këtij modeli në Peru që prej fillimit të vitit.

Më herët, në muajin shkurt, një helikopter “Mi-17” i angazhuar në një mision shpëtimi pas përmbytjeve u rrëzua në rajonin e Arequipas, në jug të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të 15 personave që ndodheshin në bord, mes tyre shtatë të mitur.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit