Transmetuar më 28-11-2026, 09:21

VLORË — Qindra punonjës policie, përfshirë edhe efektivë të reparteve speciale, janë vendosur në terren në qytetin e Vlorës në zbatim të një plani të shtuar masash sigurie me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Dhjetëra automjete dhe efektivë të rendit janë pozicionuar në çdo kryqëzim, duke mbuluar të gjithë segmentin nga hyrja e qytetit deri në Sheshin e Flamurit, vendi ku pritet të mbahet ceremonia zyrtare.

Ky angazhim i shtuar i strukturave të sigurisë vjen në prag të nisjes së aktiviteteve shtetërore, ku parashikohet pjesëmarrja e drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.

Në qytetin bregdetar ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po monitoron drejtpërdrejt nga Sheshi i Flamurit ecurinë e situatës dhe zbatimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e ceremonisë së 28 Nëntorit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit