

Të shtëna me armë gjatë një operacioni policor në Itali, humb jetën një i ri shqiptar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta pasi u qëllua me zjarri kur policia italiane në zonën San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias ishte duke ekzekutuar dy urdhërarreste.
Sipas mediave italiane, tre persona kishin gjetur strehim në një banesë të izoluar në një zonë rurale. Gjatë ndërhyrjes së policisë ka pasur një shkëmbim zjarri, ku njëri prej personave në kërkim, një i ri shqiptar, ka humbur jetën.
Një tjetër person që ndodhej në shoqërinë e tij është arrestuar, ndërsa i treti, i cili ishte i armatosur dhe ndaj të cilit ishte lëshuar gjithashtu një urdhërarrest, ka arritur të largohet nëpër fushat përreth banesës.
Autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e të arratisurit, duke angazhuar forca të shumta policore dhe një helikopter.
Në raportimet paraprake nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit që humbi jetën. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






