Transmetuar më 28-11-2026, 08:37

Prishtinë – Kosova shënon ditën e shtunë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe ceremonish zyrtare të shtrira në disa qytete të vendit. Programi zyrtar ka nisur në Prekaz me homazhet e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të vijuar me nderimet e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në kujtim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Përgjatë ditës janë parashikuar konferenca për media, seanca solemne dhe ngjarje kulturore në nderim të figurave të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare. Në Mitrovicë do të zhvillohen homazhe dhe ceremonia e rivarrimit të intelektualit Adem Ademi, ndërsa në qytetin e Prizrenit do të përurohen shtatorja dhe sheshi i ri që do të mbajë emrin e Shën Nënë Terezës.

Kremtimet dhe aktivitetet zyrtare do të përmbyllen në orët e mbrëmjes me pjesëmarrjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në pritjen shtetërore të organizuar në Tiranë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit