

Tiranë – Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska, e ftuar në emisionin Live me Luizin, ka folur me nota humori për arsyen se përse nuk ka organizuar asnjëherë një dasmë për veten, ndonëse prej vitesh ka qenë e pranishme si këngëtare në gëzimet familjare të mijëra shqiptarëve. Biseda nisi pas ngacmimit me batuta të Luiz Ejllit, i cili e pyeti artisten nëse e kishte menduar ndonjëherë një ceremoni të tillë personale.
Gjatë dialogut në studio, këngëtari i vuri në dukje faktin se ajo ka kënduar në pjesën dërrmuese të dasmave në vend, ndërsa Toska u përgjigj se angazhimet e shumta në kalendar nuk i kishin lënë kohë dhe se nuk e sheh të arsyeshme të organizojë një ceremoni tani, duke vënë theksin te lumturia dhe qëndrueshmëria e lidhjes së tyre:
Luiz Ejlli: “Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”
Artjola Toska: “Nuk kisha data.”
Luiz Ejlli: “S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?”
Artjola Toska: “Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






