Transmetuar më 28-11-2026, 07:25

Tiranë – Territori shqiptar do të ndikohet ditën e shtunë nga një ndryshim i masave ajrore që qarkullojnë nga verilindja e Evropës, duke sjellë ftohje të ndjeshme të motit, si dhe alternime kthjellimesh e vranësirash të shpeshta. Këto vranësira do të zhvillohen herë pas here, duke gjeneruar reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në relievet malore, ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të vendit.

Gjatë orëve të pasdites dhe të natës pritet një shtim i intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale të mëngjesit ashtu edhe në ato të mesditës, duke u luhatur nga 3 gradë Celsius në qytetin e Bulqizës deri në maksimumin prej 19 gradë Celsius në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë mbi mesataren kryesisht nga drejtimi verilindor, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 50 kilometrash në orë dhe duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të forcës 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit