

Vlorë – Pas më shumë se 12 orësh reshjesh intensive shiu që përfshinë qytetin bregdetar gjatë ditës së premte, rreth orës 21:30 reshjet kanë pushuar, por situata vijon të paraqitet problematike në disa segmente për shkak të ujit të grumbulluar. Vështirësi të dukshme në qarkullim raportohen në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku prania e ujit në rrugë vazhdon të pengojë lëvizjen e lirë.
Punonjësit e shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Vlorë janë angazhuar në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të kryer pastrimin e pusetave, me synim përshpejtimin e tërheqjes së ujit. Megjithëse shiu është ndalur, prurjet dhe sasia e akumuluar kërkojnë ende vëmendje e monitorim nga strukturat përgjegjëse.
Gjatë ditës u shënua prezencë uji në disa rrugë dhe lagje të tjera të qytetit, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes vetëm rruga “Albano dhe Romina” ka mbetur nën ujë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






