

Himarë – Prania e inerteve dhe e gurëve në karrexhatë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të lëvizjes në segmentin rrugor të Qafës së Vishës, në bashkinë e Himarës. Pas situatës së krijuar, në terren kanë ndërhyrë kontraktori i mirëmbajtjes dhe shërbimet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit.
Aktualisht, rruga është bërë e kalueshme në 1 korsi, ndërsa puna për pastrimin e plotë të korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së nesërme. Drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment derisa ndërhyrja të përfundojë plotësisht.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






