

Tiranë – Aktori Bes Kallaku, i ftuar në emisionin Live me Luizin, ka folur për kufijtë e humorit dhe për një moment të caktuar nga repertori i tij satiriko-humoristik ku, sipas tij, kishte shkuar përtej masës. I pyetur nëse dikush është ndier i keqardhur nga imitimet e tij, ai u ndal te një numër ku imitohej këngëtarja Fifi, duke i kërkuar asaj ndjesë publike.
Kallaku rrëfeu se bëhet fjalë për një parodi të realizuar pas festivalit Kënga Magjike, mbi bazën e një kënge të këngëtares, e cila edhe pse kishte nota komike, i duket e papërshtatshme sa herë që e rishikon në pamje. Ai shpjegoi konkretisht skenën që e bën të ndihet në siklet:
“Është një numër humoristik që e kemi bërë në post-Kënga Magjike, kemi bërë një këngë të Fifit dhe sa herë e shoh si video ndihem keq, pasi ishte shumë humoristik, por ishte jashtë masës”.
Aktori vuri në dukje detajin e skeçit që, sipas vlerësimit të tij të sotëm, kishte kaluar cakun e duhur, duke përcjellë një ndjesë të drejtpërdrejtë për artisten pavarësisht se si mund ta ketë pritur ajo atëherë:
“Ishte një moment që Mc Kresha mbante një çantë para dhe i nxjerr një salçiçe. I them Fifit ‘më fal’, sepse sa herë e shoh atë video, ndihem keq, ishte jashtë sensit të masës. Mbase Fifi nuk është ndjerë keq fare, por unë i kërkoj falje”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






