

Fier – Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në bypassin e Fierit, përgjatë aksit rrugor Levan-Mbrostar. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili sapo ka vënë re praninë e zjarrit ka dalë menjëherë jashtë, duke shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet e nevojshme në terren për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






