Transmetuar më 27-11-2026, 21:15

Tiranë – Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, pasi nuk u lejuan të zhvillojnë tubimin e tyre përpara Kryeministrisë, duke përcjellë njëkohësisht thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për më 28 dhe 29 nëntor. Mobilizimi i ditës së shtunë pritet të mbledhë një numër të lartë qytetarësh e aktivistësh në shesh, me nisje të parashikuar në orën 10:00 të paradites.

Ndërkohë që kolonat e protestuesve vijojnë të ecin në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për bashkim edhe ndaj shqiptarëve të diasporës, siç kishin njoftuar më herët nismëtarët e tubimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit