Transmetuar më 27-11-2026, 21:12

Venecia – Një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e San Pietro di Cavarzere, pas një shkëmbimi zjarri mes efektivëve të policisë italiane dhe 3 personave të tjerë italianë. Sipas raportimeve të mediave vendase, agjentët e forcave të rendit kishin mbërritur nga rajoni i Kampanias për të ekzekutuar 2 urdhër-arreste në një banesë të izoluar ku grupi kishte gjetur strehim.

Ndërhyrja ka degjeneruar në përplasje të armatosur, gjatë së cilës njëri prej personave të shpallur në kërkim mbeti i vrarë në vend. Një tjetër individ që ndodhej në të njëjtin ambient u vu në pranga nga policia, ndërsa personi i 3-të, gjithashtu në kërkim dhe i armatosur, arriti t’i shpëtonte rrethimit duke u larguar me shpejtësi në zonat fushore përreth ndërtesës.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë një operacion të gjerë kërkimi në të gjithë perimetrin për kapjen e të arratisurit, duke angazhuar patrulla të shumta në terren si dhe një helikopter të policisë për krehjen e zonës nga ajri. Nuova Venezia

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit