Transmetuar më 27-11-2026, 21:07

Vlorë – Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e Orikumit, ku 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjes së fortë, 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake nga bluzat e bardha, gjendja shëndetësore e të 3 të plagosurve paraqitet e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shërbimet e policisë rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet që çuan në këtë përplasje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit