Transmetuar më 27-11-2026, 20:40

Fier – Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit. Menjëherë pas njoftimit për përplasjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e rendit, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin dhe për të rivendosur qetësinë në zonë.

Patrullat policore kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit 3 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, me qëllim marrjen e dëshmive dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Deri në këto momente nuk bëhen të ditura motivet që çuan në këtë përplasje fizike, ndërsa grupi hetimor po vijon punën dhe pritet një njoftim zyrtar nga drejtoria vendore e policisë lidhur me dinamikën e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit