

Tiranë – Një aksident zinxhir ku u përfshinë 5 automjete është regjistruar pasditen e së premtes pranë mbikalimit të Selitës, në Unazën e Madhe të Tiranës. Përplasja mes mjeteve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka paralizuar qarkullimin, duke krijuar radhë të gjata automjetesh përgjatë këtij aksi rrugor.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira kanë mundur të dalin vetë nga automjetet e tyre. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident është përfshirë edhe një furgon, drejtuesi i të cilit dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u futur mes mjeteve pa respektuar radhën e qarkullimit, ndërsa shërbimet e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe normalizimin e trafikut.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






