

Grupimi “Studentët n’Protestë” ka dalë me një deklaratë publike ku sqaron pozicionin e tij, duke theksuar se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe nuk mban anën e asnjë subjekti partiak.
Përfaqësuesit e këtij komuniteti studentor nënvizojnë se angazhimi i tyre ka qenë dhe mbetet në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj, duke e cilësuar lëvizjen si një reagim qytetar që shkon përtej ndasive dhe bindjeve politike.
“Studentët n’Protestë, si një komunitet studentësh i krijuar në protestë, deklaron se nuk është pjesë e asnjë partie politike! Nga 31 maji, e deri sot, ne, Studentët n’Protestë, kemi qenë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj. Kemi besuar se fryma e krijuar nga kjo revoltë qytetare, tejkalon partitë politike dhe bindjet personale, duke përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë. Edhe sot, pas 13 tetorit, kur studentët dolën masivisht, vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim. Ne nuk kemi formuar parti politike e as nuk jemi mbështetës të ndonjërës prej tyre. Vlerësojmë se gjithësecili është i lirë të marrë një iniciativë politike, por ne bëjmë të qartë se ky veprim nuk është në emrin tonë”, thuhet në reagimin e plotë të grupimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






