

Fitimet totale të ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar në Kinë arritën në 6.737 trilionë juanë gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar një ngritje 16 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, ndërmarrjet industriale shtetërore realizuan fitime totale prej 2.108 trilionë juanësh, me një rritje në bazë vjetore prej 13 %.
Ndërmarrjet me kapital aksionar regjistruan fitime prej 5.243 trilionë juanësh, 21.4 % më shumë se një vit më parë.
Ndërkohë, ndërmarrjet me investime të huaja dhe ato nga Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani, arritën një vlerë të përgjithshme fitimesh prej 1.468 trilionë juanësh, me një shtim prej 0.2 %. Ndërsa fitimet e ndërmarrjeve private arritën në 1.759 trilionë juanë, duke u ngritur 11.4 %.
Sipas sektorëve, gjatë dhjetë muajve të parë të vitit, fitimet në industrinë minerare arritën në 993.61 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 38.8 %. Industria përpunuese regjistroi fitime prej 5.114 trilionë juanësh, 17.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa sektori i prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, ngrohje, gaz e ujë realizoi fitime prej 629.99 miliardë juanësh, duke shënuar një rënie prej 14.8 %.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






