

Shijak – Një djalë i ri ka humbur jetën pak më parë nga një armë zjarri, raporton noa.al.
Rreth orës 13:50, në një poligon, ka humbur jetën shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, tha policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






