

Një dasmë mund të jetë pranë për modelen shqiptare Jori Delli dhe reperin italian Fred De Palma. Pas disa vitesh lidhjeje, çifti duket se po përgatitet për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre, ndërsa disa publikime të fundit të Jorit në rrjetet sociale kanë nxitur bindjen se ceremonia martesorë mund të mbahet së shpejti.
Së pari, modelja ndau një grup fotografish në rrjetet sociale ku shfaqej krah familjarëve të saj dhe të partnerit gjatë pushimeve në Maldive, një takim familjar që ra në sy, por që u pasua nga një tjetër detaj tërheqës.
Në një Story të publikuar më vonë, Jori postoi një foto me vjehrrit, duke shkruar në italisht: “Tra qualche giorno cambio cognome”, çka në shqip përkthehet: “Pas disa ditësh do të ndryshoj mbiemrin”.
Ky mesazh solli menjëherë reagime e pyetje nga ndjekësit, të cilët kërkuan të dinin nëse ajo do ta ndryshonte vërtet mbiemrin pas kurorëzimit.
Modelja iu përgjigj komenteve me shaka, duke shkruar: “Jo, jo, nuk do ta ndryshoj. E thashë vetëm për të thënë që po martohem, hahaha”, një reagim që shtoi edhe më tepër hamendësimet për një martesë të pashmangshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






