

VLORË — Gjatë kësaj të premteje, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë sjellë vështirësi të dukshme në funksionimin e përditshëm urban.
Si pasojë e sasisë së madhe të ujit, disa prej rrugëve të qytetit janë mbuluar nga uji, duke krijuar vështirësi si për lëvizjen e automjeteve, ashtu edhe për kalimin e këmbësorëve.
Qarkullimi rrugor ka pësuar ngadalësim dhe trafik të rënduar, ndërsa disa akse kanë mbetur të bllokuara.
Situata paraqitet më kritike në aksin e rrugës “Hasan Kushta” dhe në rrugën pranë bibliotekës, ku grumbullimi i ujit ka vështirësuar ndjeshëm kalimin dhe ka sjellë rrezik për aktivitetin e bizneseve të zonës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






