Transmetuar më 27-11-2026, 13:00

Është bërë publik një fragment i ri nga projekti që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke bërë të ditur sot për herë të parë se bëhet fjalë për një dokumentar.

Në sekuencat e shpërndara rikthehen disa prej përgjimeve që dikur tërhoqën vëmendje të madhe publike dhe patën peshë të ndjeshme në mbulimin mediatik të çështjes Tahiri.

Këtë herë, dëgjuesit kanë mundësinë të ndjekin për herë të parë regjistrimet origjinale zanore të këtyre përgjimeve.

Në një nga dialogjet e përgjuara, personat e përfshirë flasin për targat e mjeteve të zyrtarëve të lartë të shtetit, duke cituar një makinë tip Audi dhe emrin e Saimir Tahirit, të cilin një prej folësve e quan Kryeministër.

Nga ana e tij, ish-ministri i Brendshëm ka komentuar me tone ironike duke shpërndarë fragmentin në rrjetet sociale.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Work in progress….?”, ka shkruar Saimir Tahiri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit