Transmetuar më 27-11-2026, 12:45

FIER — Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë ka rënë nga tarraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, si pasojë e erës së fortë që fryu gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga rënia e depozitës fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo kalimtarë në afërsi në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e policisë bashkiake po ndjekin situatën në terren dhe po bashkërendojnë veprimet me ndërmarrjen e gjelbërimit dhe parqeve pranë Bashkisë së Fierit për heqjen dhe pastrimin e saj nga zona.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit