

BOSTON — Një emigrant në Boston të Shteteve të Bashkuara është vënë në pranga nga agjentët e policisë amerikane të imigracionit (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi shumën prej 1 milion dollarësh në lotari.
Ariel Velasquez-Morales kishte shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej i buzëqeshur teksa mbante në duar çekun e madh të fitores, ku lexoheshin qartë emri i tij dhe vlera e çmimit të fituar.
Megjithatë, publikimi i kësaj fotoje i kushtoi lirinë, pasi autoritetet federale amerikane e identifikuan përmes këtij postimi dhe zbuluan se ai qëndronte me status të parregullt në territorin e SHBA-së, duke organizuar menjëherë kapjen e tij.
Efektivët e ICE ndërhynë në banesën e tij në Boston, ku kryen arrestimin, ndërsa pas operacionit agjencia amerikane e shoqëroi njoftimin me komentin ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






