Transmetuar më 27-11-2026, 11:19

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur emërimin e Halit Valterit në postin e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në kryeqytet.

Me marrjen e kësaj detyre, Valteri do të ketë përgjegjësinë e drejtimit të strukturës që mbikëqyr zbatimin e ligjshmërisë në territor, kontrollin e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Ai zëvendëson në këtë funksion Rigers Sheqerin, i cili u shkarkua nga posti i kryeinspektorit më 21 nëntor 2026. Ky emërim, i firmosur nga Veliaj ndërsa ndodhet në paraburgim, vjen si pjesë e ndryshimeve të fundit në kupolën drejtuese të administratës së Bashkisë së Tiranës, lëvizje që kanë përfshirë edhe krerë të tjerë të institucioneve vendore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit