

ZYRIH — Një aksident i rëndë zinxhir është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën A1 në Zvicër, pranë zonës së Kemptthalit në kantonin e Zyrihut, ku janë përplasur gjithsej 37 automjete.
Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe mediat lokale, në këtë përplasje masive janë përfshirë 23 autovetura, 8 kamionë dhe 6 furgonë, duke shkaktuar bllokimin e plotë të trafikut në drejtim të St. Gallenit, në segmentin mes Effretikonit dhe Winterthur-Toss.
Si pasojë e aksidentit, 10 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Prej tyre, gjashtë persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë kanë marrë plagë të rënda.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i përplasjes ka qenë prania e ngricës në asfalt, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia kanë ndërprerë qarkullimin në këtë aks rrugor deri në pastrimin e plotë të karrexhatës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






