

TIRANË — Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se transportonte lëndë narkotike me automjet me qëllim shitjen e saj pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.
Shtetasi me inicialet D. V. u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Toyota Yaris” në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet policore gjetën një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij u zbuluan edhe 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë.
Operacioni i koduar “Shkolla të Pastra” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të masave të posaçme për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike te nxënësit dhe të rinjtë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total mbi 900 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjeti tip “Toyota Yaris” dhe një aparat celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






