

KAVAJË — Policia ka zbardhur tri raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në zonën e Kavajës dhe të Golemit, duke vënë në pranga një 38-vjeçar të dyshuar si autor të tyre.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Durrësit, identifikuan dhe arrestuan shtetasin Erlind Shehaj, banues në Durrës.
Sipas hetimeve të deritanishme, 38-vjeçari dyshohet se ka kryer tri vjedhje, konkretisht në dy subjekte tregtare dhe një banesë, ku ka marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.
Strukturat hetimore po vijojnë punën për të verifikuar nëse i arrestuari është i implikuar edhe në ngjarje të tjera të ngjashme kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






