

Marsejë – Fitorja minimale 1-0 e Olympique de Marseille ndaj Levski Sofias në Europa League u la plotësisht në hije nga incidentet e rënda dhe aktet e dhunës që shoqëruan pragndeshjen në stadiumin Vélodrome. Përplasjet e ashpra mes tifozëve të 2 skuadrave nisën ende pa rënë vërshëllima e parë e arbitrit, duke shkaktuar kaos të vërtetë në zonën përreth impiantit sportiv.
Forca të shumta policie u angazhuan menjëherë në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë turmat, ndërsa qarkullimi i automjeteve u bllokua në disa rrugë kryesore pranë stadiumit. Megjithatë, tensionet nuk u ndalën jashtë mureve të impiantit, por u zhvendosën edhe brenda në tribuna, ku gjatë nxehmjes së futbollistëve në fushë shpërthyen sërish përleshje mes mbështetësve të Marsejës dhe atyre të Levski Sofias.
Ngjarjet e dhunshme në Vélodrome rrezikojnë tashmë të sjellin pasoja të rënda disiplinore dhe gjoba për klubin francez nga organet kompetente europiane, duke bërë që një mbrëmje e parashikuar si festë sportive të mbyllet nën klimën e tensionit dhe kaosit në tribuna.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






