Transmetuar më 27-11-2026, 00:29

Ndryshim i minutës së fundit në paketën fiskale 2027, socialistët kalojnë me 77 vota pro, përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, duke i pajisur ato me një status special.

Votimi erdhi pasi u prezantua një amendament nga deputetja socialiste Brisejda Çakërri, për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin të gjitha investimet me status special në hotelet më 4 dhe 5 yje.

Me këtë ndryshim të minutës së fundit këto hotele përjashtohen për 10 vite nga tatimi mbi të ardhurat korporative.

Ndryshimi përfshin të gjitha entitetet që operojnë në struktura akomoduese, hotele apo restorte me 4-5 yje me status special që zotërojnë marka ndërkombëtar.

Sipas amendamentit, përjashtimi do të zbatohet edhe për strukturat që marrin status special deri në dhjetor 2029.

Opozita reagoi ashpër duke pohuar se kjo që po ndodh nuk është as më shumë dhe as më pak, por një ligj special i qepur enkas për klientët e pushtetit.

“Ka një muaj që diskutohet buxheti në Parlament, por kemi një amendament këtu që hiqni taksat për investimet strategjike për 10 vite, që janë hotele me 5 yje?

Kjo është qeveria e Pakicës. Kjo është qeveria e pakicës që merr vendime vetëm për klientët e tyre. Këto janë ato ndryshime që përmenden edhe në progresraport si ndryshime pa transparencë. Këto janë ligjet speciale të qepura për klientët e pushtet.

Ndërkohë, që i kanë premtuar KE-së që ligji iinvestimeve strategjike do të shfuqizohet. Kanë që në 2018 që i shtyjën favoret këtyre. Buxheti që diskutohet natën pa transparencë. Me një amendim që nuk është bërë publik, përdoren deputetët për ligje që favorizojnë interesa të veçanta”, denoncoi opozita demokrate.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit