

Torino – Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme në Europa League, duke mposhtur skuadrën qipriote Omonia me rezultatin e thellë 4-1 në Allianz Stadium. Ndonëse bardhezinjtë vuajtën në minutat e para të takimit, ata reaguan me karakter përpara tifozëve të tyre, duke kthyer një disavantazh të hershëm në një sukses të pastër dhe bindës.
Befasia e mbrëmjes erdhi në minutën e 15-të, kur Ľubomír Šatka arriti të dërgonte topin në rrjetë për Omonian, duke i dhënë avantazhin miqve dhe duke vënë në vështirësi formacionin italian. Megjithatë, reagimi i Juventusit nuk vonoi dhe skuadra mori gradualisht kontrollin e plotë të lojës.
Andrea Cambiaso riktheu baraspeshën në minutën e 37-të, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë Jeff Ekhator realizoi golin e përmbysjes, duke i dërguar italianët në dhomat e zhveshjes me epërsinë 2-1.
Në pjesën e dytë, Juventusi vijoi të ruante ritmin e lartë dhe dominimin në fushë, pa i lënë hapësira kundërshtarit për të rihapur ndeshjen. Francisco Conceição shënoi golin e 3 në minutën e 68-të, ndërsa Jérémie Boga vulosi gjithçka vetëm 5 minuta më vonë, duke fiksuar shifrat përfundimtare 4-1 dhe duke i siguruar bardhezinjve 3 pikë të rëndësishme në rrugëtimin e tyre europian.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






