

Tiranë – Deputetja Elisa Spiropali ka mohuar të ketë bërë ndonjëherë krahasimin e kryeministrit Edi Rama me Skënderbeun, duke sqaruar se ai referim i përkiste një barsolete të treguar në studio televizive. E ftuar në emisionin Opinion, ajo deklaroi se nuk e ka përdorur kurrë këtë emërtim për kreun e qeverisë, duke shtuar se në atë rrëfim vetë ajo ishte cilësuar si “Mamica”.
Më tej, ish-ministrja shpjegoi se ndryshimi i qëndrimit të saj politik lidhet me çastin kur, sipas saj, u bë e qartë se modeli aktual i qeverisjes dhe pushteti i pakushtëzuar kërkonin një reflektim të thellë. Ajo iu referua edhe protestës së “Flamingove”, duke nënvizuar se pikërisht atëherë kishte vendosur të mbante një qëndrim të hapur publik dhe brenda Partisë Socialiste, të cilin e përmblodhi me këto fjalë:
“Krahasimi me Skënderbeun është një barsoletë e treguar në studio. Unë jam quajtur Mamica, unë nuk e kam thënë kurrë Skënderbeu. Ajo që them mbi ndryshimin e mendjes ka qenë momenti kur kemi kuptuar se modeli ynë i qeverisjes dhe pushteti i pakushtëzuar në momentin që filloi protesta e flamingove, kuptova, theksova publikisht dhe brenda partisë dhe përmes një dokumenti publik zyrtar se ky është momenti për të qëndruar krah sheshit”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






