

Tiranë – Deputetja Elisa Spiropali ka vijuar me kritikat e ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar për pasojat e rënda politike që do të prodhojë vijimi i kursit aktual të drejtimit. E ftuar në emisionin Opinion, ajo e përshkroi situatën e brendshme të Partisë Socialiste si një gjendje të rënduar dhe të bllokuar, duke e cilësuar forcën politike si “të asfiksuar totalisht”.
Sipas ish-ministres, mungesa e reflektimit dhe këmbëngulja në të njëjtën mënyrë qeverisjeje rrezikojnë të lënë pa të ardhme politike si vetë kryeministrin, ashtu edhe ekzekutivin dhe Partinë Socialiste në tërësi, gjë të cilën ajo e përmblodhi me këtë paralajmërim:
“Nëse Edi Rama vazhdon në këtë rrugë edhe për pak kohë, fatkeqësisht Rama, qeverisja dhe PS që është e asfiksuar totalisht nuk do të ketë të ardhme dhe do na fshijë historia”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






