Transmetuar më 26-11-2026, 21:03

Rrogozhinë – Egnatia ka regjistruar një sukses historik në arenën europiane, duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe duke siguruar kështu fitoren e parë në fazën e ligës së Conference League. Ky triumf nënvizon rritjen e vazhdueshme të klubit rrogozhinas në garat ndërkombëtare, pas një përballjeje të luftuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse kampionët nga Rrogozhina treguan më shumë iniciativë sulmuese dhe kontrolluan ritmin e lojës. Epërsia territoriale e Egnatias u konkretizua në fraksionin e dytë të lojës, kur Albanese arriti të zhbllokonte rezultatin dhe të kalonte skuadrën shqiptare në avantazh.

Megjithatë, kundërshtarët nga Gjibraltari reaguan dhe arritën të rikthenin baraspeshën në 1-1 me anë të golit të shënuar nga Yussef, duke rihapur plotësisht fatin e takimit. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt ndarjes së pikëve, Fernando u shfaq vendimtar në minutat e fundit të ndeshjes, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1 dhe duke i dhuruar Egnatias 3 pikë të arta në historinë e saj europiane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit